MMPH ndan 500 mijë euro për ruajtjen e mjedisit në Pejë

PUBLIKUAR

Ministria i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) i ka ndarë Komunës së Pejës 500 mijë euro për rregullimin e shtratit të lumit Bistrica dhe kanalizimin e fshatit Raushiq.

Ministri i Mjedisit, Ferid Agani, bashkë me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxherin, nënshkruan marrëveshjet për këto dy projekte, të cilat priten të realizohen deri në fund të vitit 2017.

Agani tha se me nënshkrimin e këtij memorandumi, Komuna e Pejës ka të drejtë t’i menaxhojë këto mjete dhe t’i fillojë procedurat e prokurimit për realizimin e projekteve.

Ministri, gjatë kësaj vizite, u informua nga kryetari i komunës edhe për çështjet që kanë të bëjnë me problematikën e Parkut Kombëtar, trajtimin e ndërtimeve pa leje dhe aspekte të ndryshme mjedisore si brenda parkut, ashtu edhe në pjesën tjetër të Komunës.

Ministri Agani dhe Muhaxheri, së bashku me inspektoratin e MMPH-së dhe atë komunalë vizituan edhe fshatin Gllaviqicë, ku në këtë fshatë operojnë operatorë që merren me eksploatimin e rërës dhe zhavorrit.

U konkludua se situata e krijuar në këtë fshat si pasojë e nxjerrjes së zhavorrit nga lumenjtë është e patolerueshme dhe se shumë shpejt do të merren edhe masat e duhura për të ndaluar këtë trendë të shkatërrimit të lumenjve, por edhe të tokës bujqësore.

SHIKO MË SHUMË

Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje ekskluzive nga komunikimi i tyre

Kreu i LVV’së, Albin Kurti, i ka shkruar një letër kryetarit të Aleancës, Aridan...

Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në kuadër...

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases

Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Endrit Nika dhe...