MKRS mbështet komunen e Lipjanit në infrastrukturë fizike sportive

PUBLIKUAR

Komuna e Prizrenit, Istogut dhe e Lipjanit mbështeten me projekte konkrete nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Kjo u bë e mundur pas nënshkrimit të memorandumeve të bashkëpunimit për investime në këto komuna.

Ndërsa, me kryetarin e Lipjanit, Imri Ahmeti, Ministrja Vlora Dumoshi ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit për projektin “Stadiumi i qytetit të Lipjanit” i cili do të implementohet në periudhën kohore 2020-2022.

Në takimet e ndara që ka zhvilluar ministrja Dumoshi me kryetarët e komunave në fjalë, ka diskutuar edhe për projektet tjera që ka në plan ministria të investojë në këto komuna dhe në komunat tjera të Kosovës në fushat që i mbulon MKRS-ja.

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...