MKRS-ja ndihmon Lipjanin me 65 mijë euro për renovimin e Stadiumit në Lipjan

PUBLIKUAR

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar edhe një Memorandum Bashkëpunimi me Komunën e Lipjanit. Qëllimi i këtij Memorandumi është mbështetja financiare për renovimin e Stadiumit të Qytetit në Lipjan, projekt ky i cili do të implementohet përgjatë viteve 2015-2016. Në këtë projekt, MKRS-ja do të investojë 65 mijë euro, ndërsa Komuna e Lipjanit, 25 mijë euro.

Ministri Kujtim Shala dhe Kryetari i Lipjanit Imer Ahmeti e vlerësuan këtë projekt me rëndësi për Lipjanin dhe avancimin e sportit në këtë qytet.

Ministri Shala u shpreh se MKRS-ja po angazhohet që të ndihmojë komunat në përmirësimin e infrastrukturës sportive, në mënyrë që të krijohen kushte më të volitshme për zhvillimin e mëtutjeshëm të sportit, sidomos tani kur sporti i Kosovës është në rrugë e sipër të ndërkombëtarizmit.

Ndërkaq kryetari Ahmeti falënderoi ministrin Shala për mbështetjen dhe tha se ky është një projekt tejet i rëndësishëm për Komunën e Lipjanit, thuhet në komunikatë nga MKRS-ja.

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...