Henrikh Mkhitaryan ka thanë se meriton të jetë lojtar kyç në skuadrën e Manchester Unitedit
Mesfushori i Manchester Unitedit, Henrikh Mkhitaryan beson se ai do të ketë sukses në skuadrën e Jose Mourinhos dhe për këtë do të jap më të mirën e tij.
Ai po ashtu tha se dëshiron të jetë lojtar kyç në United dhe në Premierligë.
“Unë e di se mund të kem sukses në Manchester United dhe dua të ju tregoj të gjithëve se mund të bëhem lojtar kyç në skuadër dhe ligë”, tha Mkhitaryan për Armenia FA.
“Për momentin nuk po luaj shumë, por do të jap më të mirën time që të bindi stafin se meritoj të luaj. Do të vazhdoj të punojë edhe më shumë”.


