Mjerim në familjen Korça (Video)

PUBLIKUAR

Familja 6 antarëshe Korça nga Gjilani jetojnë në kushte të vështira ekonomike, por më të rëndë këtë situatë të kësaj familjeje e bënë edhe sëmundja psikike e zonjës së shtëpisë,Hatixhes, për të cilën kryefamiljari Rrahim Korça, thotë se ushtron dhunë ndaj fëmijëve.

Në shtëpinë ku banon kjo familje në rrugën “Besim Mazreku” në Gjilan, ka mungesë edhe të pastërtisë.

Sipas drejtorit të Qendrës për Punë Sociale në këtë komunë, Mursel Zymberi, kjo familje merr ndihma të ndryshme nga komuna e ministria përkatëse, të cilat arrijnë shumën deri në 250 euro, por problemi qëndron tek menaxhimi i këtyre të hollave pasi prindërit nuk janë të aftë në menaxhimin e tyre për shkak të sëmundjeve, njofton Klan Kosova.

Për të gjithë ata që duan të ndihmojnë këtë familje ju lutemi kontaktoni kryefamiljarin Rrahim Korça, në këtë numër telefoni 044 863 527.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, dyshohet që ushtroj dhunë psikike në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ushtrim...

Dhunë në Shtime: Një person bëhet për spital, në pranga 27-vjeçari

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur...

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Pikat kufitare të Kosovës vazhdojnë të funksionojnë pa ngarkesa të mëdha edhe sot. Sipas të...