Mjeku: Reduktimet e ujit në Prishtinë deri në vitin 2016

PUBLIKUAR

download

Batllavës i duhen edhe 89 centimetra, ndërsa Badovcit edhe 4.3 metra për të arritur nivelin maksimal. E sipas zyrtarëve të Ujësjellësit, rritja e niveleve ka bërë që të ketë më së paku reduktime të ujit në kryeqytet deri më tani. Ata thonë se në Badovc janë larguar turbullirat nga shirat, ndërsa në Batllavë ende jo tërësisht. Por pavarësisht kësaj, ata janë duke punuar me kapacitet prodhues maksimal.

Arjeta Mjeku – Azizi zëdhënëse e Ujësjellësit rajonal “Prishtina” thotë se lLagjet që furnizhen nga sistemi i Batllavës kanë reduktime 7 orë brenda 24 orëve, ndërkaq lagjet që furnizohen nga sistemi i Badovcit kanë ujë 13 orë dhe 11 janë pa të nëse i marrim në përgjithësi sepse ata furnizohen me ujë edhe ditën edhe natën dhe 13 orë janë me ujë të pijshëm.

“Pavarësisht që kemi shqetësime të shumta nga ana e disa konsumatorëve, që jetojnë në lagjen Kodra e Diellit, që i përket zonës që furnizohet me ujë nga sistemi i Badovcit. Mund të kenë reduktime të shumta, mirëpo theksoj që javën e fundit, reduktimet janë më të mirat në historinë e Ujësjellësit të Prishtinës, “ thotë Mjeku-Azizi.

Lagjet që furnizohen nga Batllava, sipas saj kanë më pak reduktime, sepse liqeni është më i madh, por kjo nuk është arsyeja e vetme.

“Lagjet në Prishtinë janë rritur, ka pasur invasion të popullsisë në lagjet që furnizohen nga sistemi i Badovcit,i cili siç e dimë është më i vogël se ai i Batllavës,” ka thënë ajo.

Sipas saj, në disa zona të kryeqyteti ka shtëpi që edhe tash ujin nuk e marrin apo e marrin me shumë vështirësi në pikat e larta. Kjo sipas saj ndodh sepse ato shtëpi janë bërë pa ndonjë plan, e fillimisht nuk janë pajisur me leje nga ujësjellësi për të ditur nëse në zonat në fjalë mund të furnizohen me ujë ose jo. Mjeku thotë se këto shtëpi janë ndërtuar mbi kuotat e rezervuareve që posedon Ujësjellësi Rajonal.

Ajo gjithashtu thotë se reduktime do të ketë për edhe dy vjet të tjera.

“Megjithëse jemi duke punuar me kapacitete momentale prodhuese maksimale, këto reduktime do të bëhen deri në vitin 2016. Mund të ketë një orë ose dy përmirësim apo keqësim, nëse uji fillon të keqpërdoret, mirëpo këto janë reduktimet më të mira që mund t’i kemi deri në vitin 2016, kur ndërtohet edhe fabrika në Shkabaj,” ka thënë Mjeku.

E për rreth 2 ditë që banorët e lagjes Aktash kanë qenë pa ujë të pijshëm, Mjeku thotë se ka qenë një defekt në një ventil të ujit, i cili është sanuar natën e mbrëmshme dhe sot pritet të rikthehet furnizimi i rregullt./RTK/ 

SHIKO MË SHUMË

Mendimi për motin: Nesër riga shiu kohëpaskohe, të dielën intervale me diell

Riga shiu paraqiten kohëpaskohe ditën e shtunë në pjesë të vendit. Qielli mbetet më...

“Instalacioni” i Ramës pas protestës: Skënderbeu, turma, katër krerët e UÇK’së dhe sllogani “Liria ka emër”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar dy fotografi në faqen e tij zyrtare...

Djali i ish-presidentit Thaçi, në ballë të protestës në Tiranë

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ndodhet në mesin e protestuesve të shumët...