Mjeku Lipjanas Dr. Shpejtim Shurdhiqi kryen operacion tejet të suksesshëm në QKUK

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Qeveria e Shqipërisë fillon konsultimet e projektligjit për shëndetin seksual dhe riprodhues

Një grua mund të bëhet nënë përmes riprodhimit të asistuar pasi të ketë kaluar...

Ambasada amerikane bën thirrje: Dhuna në familje është krim, mos duroni!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë thirrje që të...

Kardiokirurgjia, fortesë e palëkundur. Nëna rikthehet shëndoshë e mirë tek fëmijët dhe familja e saj. Operacioni i rrallë dhe i komplikuar, realizohet nga :
Dr Shpejtim Shurdhiqi me ekipën operatore: Dr Rifat Brahimaj, Dr Ramë Alaj.
Anestezioni: Dr Xeni dhe Dr Dritoni dhe teknikët e anestezionit.
Perfuzion:Genci dhe Bernardi,instrumentaret.
Falenderime për hallkën diagnostifikuese deri tek Kardiokirurgjia.
Falenderime për gjithë tjerët që kontribuam për ta rimëkëmbur pas atij operimi të rëndë.
Tek ne, primare është humanizmi dhe sakrifica për pacientët tanë.
Operacion që kap vlerën e mbi 20 mijë dollarëve e që këtu tek ne, kryhet pa kosto.

Falenderim i veqantë për shefin e klinikës së Kardiokirugjisë Prof.Dr Adem Grbolar për motivimin e gjeneratave të reja të Kardiokurgëve dhe përkrahjen e pashoq të Drejtorit të SHSKUK-së Dr Basri Sejdiu dhe Dr Tefik Bekteshi Drejtor i Kariokirurgjisë me kardiologji invazive,të cilët ndihmuan shumë për të qenë këtu ku jemi sot.

*Foto publikohet me kërkesën e pacientes dhe familjes.

————————————

Rast i rrallë: I shpëtohet jeta gruas 39 vjeçare pas shtatzënisë, me çarje aorte

Një pacientes, me iniciale H.B, e moshës 39 vjeçare, i është shpëtuar jeta nga kardiokirurgët në QKUK, e cila, pas lindjes, kishte pësuar çarje- diseksion akut të aortës me prezencë të flapit intimal, duke filluar nga valvula aortale, me përfshirje edhe të aortës abdominale, duke shkaktuar edhe diseksion të arteries së djathtë të zemrës, respektivisht infarkt akut të murit të poshtëm të zemrës, pamjaftueshmëri të valvulës aortale.

Ndryshimet tjera ishin vërtetuar edhe me CT. Pacietna ishte transferuar nga Emergjenca e Ferizajt, në emergjencë QKUK, me dhimbje të forta në gjoks dhe me shenja në EKG të infarktit akut, të murit të poshtëm të zemrës dhe me nivel të lartë të troponinës.

Pacientja ka deklaruar se ka pasur lindje normale katër ditë më parë (dhe kjo ishte lindja e saj e tretë me radhë).

Gjatë intervenimit kirurgjik është bërë Bentall procedurë (ndërrimi valvulës aortale, rrënjës së aortës dhe zëvendësim të aortës ascendente megraft) dhe bypass-urëzim i arteries së djathtë të zemrës përmes venës në graftin aortal).

Operacioni ka kaluar pa komplikime dhe me menaxhimin e duhur të stafit në mjekimin intenziv kardiokirurgjik dhe repartin e kardiokirurgjisë, pacientja është lëshuar në shtëpi me gjendje të mirë të përgjithshme dhe lokale, në ndjekjen e këshillave të udhëzuara nga klinika në përdorim të terapisë së rregullt.

Disekacioni i aortës haset në 3 raste, në 100000 banorë, është më i shpeshtë tek meshkujt, se sa te femrat. Faktorë të rrezikut janë hipertensioni, duhanpirja, displipidemit dhe sëmundjet e lindura të indit lidhor.

Zakonisht, në shumicën e rasteve paraqitet pas moshës 60 vjeçare, ndërsa në 10% të rasteve para moshës 40 vjeçare.

Tek femrat e moshës nën 40 vjeçare disekacioni akut i aortës haset në 50% të rasteve gjatë shtatzënisë apo pas lindjes.

Stafi i Klinikës së Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive ju bën me dije të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që, për çdo nevojë sa i përket sëmundjeve të zemrës, të drejtohen në QKUK, pa pasur nevojë të kërkojnë ndihmë në qendrat tjera jashtë .

SHIKO MË SHUMË

Nderohen dëshmorët dhe martirët në fshatin Sllovi

  Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës...

Kanosje në Lipjan, arrestohet një person

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është kanosur nga...

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...