Mjekja kujdestare në QKUK flet për gjendjen shëndetësore të Egzona Feratit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Mjekja kujdestare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Dafina Basholli, ka treguar për Gazetën Express për gjendjen shëndetësore të Egzona Feratit, vajzës që u gjet sot pas disa ditësh kërkimi.

Ajo është gjetur në gjendje jo edhe të mirë shëndetësore në fshatin Çikatovë e Vjetër të Drenasit dhe kjo ka ardhë si pasojë e qëndrimit disa ditorë jashtë ambientit të shtëpisë.

Në fillim Egzona ka qenë më konfuze, ndërsa tani ka filluar komunikimin me personelin shëndetësorë dhe gradualisht është duke e marrë vetën, tha Doktoresha Dafina Basholli.

“Ka ardhë me me vetëdije, konfuze, e cila nuk komunikonte me hipotermi, e cila pas marrjes së terapisë dhe ngrohjes së pacientës, temperatura trupore ka fillu me u rritë dhe pulsi është rritur dhe përmirësuar…Tani ka fillu pak nga pak ka fillu me komuniku me personelin…Sipas informacioneve, ka qëndruar në fushë me ditë të tëra në ambient të hapur, për fat të mirë s’ka marrë ngrica”, tha Basholli për Gazetën Express.

26 vjeçarja Egzona Ferati nga Skenderaj ishte zhdukur më 19 tetor, nga ajo ditë familja nuk ka ditur asgjë për vendndodhjen e saj.

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...