Mjekëve u ndalohen kontaktet me kompanitë farmaceutike

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Lipjani, nga frika se mund të takohen dhe të pajtohen për provizione në këmbim të përshkrimit të barnave të kompanive të caktuara farmaceutike, ka marrë një varg masash, që shmangin çdo takim të mjekëve lipjanas të QKMF-së me përfaqësues kompanish farmaceutike.

Drejtori i QKMF-së së Lipjanit, Agim Krasniqi, e ka konfirmuar të premten se ka nisur të jetësohet vendimi nga Komuna e Lipjanit, sipas së cilit u ndalohet të gjithë mjekëve të QKMF-së takimi me ordinanca të këtij institucioni mjekësor me përfaqësues kompanish farmaceutike, të cilët kanë si qëllim reklamimin e barnave të tyre.

Vendimi vinte si rezultat i disa dyshimeve serioze se disa mjekë që punojnë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Lipjan, janë të lidhur fshehtas me disa kompani farmaceutike me qëllim të promovimit dhe të shitjes së produkteve të tyre.

“Vendim i Komunës po zbatohet dhe nuk po lë asnjëherë mjekët të kenë direkt kontakt me asnjë kompani, ndërsa çdo muaj kemi edhe ligjërata të ngritjes profesionale, ku po ashtu në këto ligjërata zë vend edhe shmangia e çdo takimi të mjekëve me kompani farmaceutike”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkohë që, nëse kapen mjekët me dyshimet e ngritura, atëherë thuhet se do të ketë masa të ashpra ligjore…(më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

SHIKO MË SHUMË

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...