Mjekët në QKUK kryejnë një intervenim për ndalje të gjakderdhjes gastrointestinale, shpëtojnë 55 vjeçarin

PUBLIKUAR

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se një ekip kujdestar nga Klinika e Gastroeneterologjisë në QKUK, i përbërë nga mjekë gastroeneterolog, anesteziolog dhe infermierë, kanë intervenuar te një pacient për t’ia ndalur gjakderdhjen gastrointestinale, raporton Gazeta Express.

Sipas SHSKUK’së, pacienti kishte gjakderdhja akute nga një ulçerë “Forrest Ib”  në apeks  në afërsi të murit të pasëm të bulbusit, e cila e kishte shoqëruar për tri ditë me radhë.

Pacienti i ka shpëtuar intervenimit dhe sipas këtij Shërbimi është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Pas ndërhyrjes së mjekëve, pacienti 55 vjeçar, i shtrirë në Njësinë Koronare të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, i shpëtoi intervenimit kirurgjik dhe tash është në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet nga SHSKUK.

SHIKO MË SHUMË

“Dëshmi se veç puna e çon përpara Kosovën! “, thotë Osmani pas vizitës në dy kompani vendore në Istog

Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, ka lavdëruar punën e dy kompanive vendore...

Gjendet e vdekur gruja e zhdukur në Deçan, nga FSK-ja japin detaje

Është gjetur e vdekur 55-vjeçarja që u raportua e zhdukur në Deçan. Kjo është konfirmuar...