Mjegull edhe gjatë fundjavës në Lipjan

PUBLIKUAR

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), gjatë fundjavës kryesisht do të mbretërojë mot me mjegull nëpër shumë rajone të Kosovës.

Mot me diell dhe me mjegull në shumë vende do të na shoqëroj gjatë këtyre dy ditëve të vikendit.

Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet -1 deri-3 gradë Celsius, kurse maksimalja e ditës pritet të lëvizë ndërmjet 5-9 gradë Celsius, deri sa në vende ku mjegulla do jetë e qëndrueshme temperaturat maksimale nuk do të lëvizin mbi 4 gradë Celsius, thuhet në parasjkimin e motit nga IHMK.

Kjo gjendje bllokuese anticiklonike vazhdon të mbetet tutje mbi Gadishullin Ballkanik, kështu që për një parashikim me kohë më të gjatë do të ju njoftojmë pasditen e së dielës.

Shtypja atmosferike mbetet dukshem mbi vlerat e normales , lagështia relative e ajrit do të lëvizë ndërmjet 80-99%. Do të fryjë erë e lehte nga drejtimi i juglindjes me shpejtesi 1-2m/s. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...