Një burrë nga Mitrovica e Veriut të premten ka raportuar në Polici se i janë vjedhur 1 mijë euro nga llogaria bankare, shkruan Express.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i njëjti ka thënë se dyshon që paratë ia ka vjedhur një burrë tjetër, të cilit ia kishte dhënë veturën për regjistrim, ku kishte lënë edhe kuletën me dokumente.


