Në një postim në Facebook që pretendojnë se prezantojnë qytetarët e Mitrovicës, e që thonë se janë të pakënaqur me punimet me sheshin e qytetit të tyre, kanë bërë thirrje për protestë më datë 23 prill.
Sipas kërkesës për protestë, ata shprehin pakënaqësinë e tyre për progresin e ngadaltë të punimeve të sheshit në qendër të qytetit të Mitrovicës.
“Duke e parë progresin jashtëzakonisht të ngadaltë të punimeve të sheshit në qendër të qytetit të Mitrovicës, më 23 Prill do të protestojmë së bashku për t’ju bërë presion institucioneve kompetente, më konkretisht komunës dhe kryetarit të saj dhe të gjithë atyre që merren me këtë projekt, që ta bëjnë prioritet çështjen e përfundimit sa më shpejt dhe korrekt të punës në shesh”.
“Sikur çdo qytet që identifikohet me sheshin e qytetit, edhe qyteti jonë ka pasur nevojë të identifikohet me një shesh modern, edhe pse vonë, projekti ka filluar të realizohet mirëpo për arsye të caktuara, puna është ndalur”.
“Me këtë temp të punimeve, vera 2016 do të na zë si mos më keq. Prandaj të dashur bashkëqytetar ju ftoj të bëjmë diçka në lidhje me këtë çështje që është shumë të rëndësishëm për qytetin tonë”, është shkruar nga ta në Facebook. /Telegrafi/


