Misioni i OSBE-së në Kosovë publikon numrin e tretë të Monitoruesit të Drejtësisë

PUBLIKUAR

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka publikuar sot numrin e tretë të Monitoruesit të Drejtësisë, publikim ky që paraqet treguesit cilësor të performancës për gjykatat e shkallës së parë në Kosovë.

Edicioni i tretë e mbulon periudhën 1 janar deri më 30 nëntor 2016 dhe ofron të dhëna në lidhje me punën e gjyqtarëve në departamentin e krimeve të rënda, departamentin e përgjithshëm, departamentin për çështje administrative dhe departamentin për të mitur, në bazë të monitorimit të 2,191 seancave dëgjimore në 1,257 raste në të gjitha këto departamente.

Monitoruesi i Drejtësisë bën vlerësimin e respektimit të standardeve për proces të drejtë nga ana e gjykatave, përfshirë këtu të drejtën për qasje në drejtësi dhe gjykim brenda kohës së duhur,  mbrojtjen e palëve dhe dëshmitarëve të cilët ofrojnë dëshminë e tyre, dhe arsyetimin e mirë të aktvendimeve.

Monitorimi ka gjetur se akoma mbesin mangësi në shumicën e fushave të monitoruara, përfshirë këtu ato që kanë të bëjnë me të drejtën për gjykim brenda kohës së arsyeshme, qasjen në drejtësi, aktvendimet e arsyetuara mirë dhe garancitë në fazën e shqyrtimit të provave për të pandehurit dhe dëshmitarët.

Por, ka pasur edhe përmirësim në disa fusha të monitoruara. Numri i seancave joproduktive ka shënuar rënie në 22% – krahasuar me periudhën e fundit raportuese nga dhjetori i vitit 2015. Përveç kësaj, monitorimi ka treguar që ka pasur baza të qarta për ankesa bazuar në të drejtat dhe liritë themelore në 15% të lëndëve të monitoruara, që paraqet përmirësim nga periudha e fundit raportuese ku numri i ankesave ishte 18%.

Megjithatë, pak më shumë se gjysma e seancave për shqyrtimin e provave vazhdojnë të mos regjistrohen sipas kritereve që kërkohen me ligj.

Efikasiteti i gjykatave ka mbetur i njëjtë si në periudhën e mëparshme raportuese, dhe është shënuar në përafërsisht 105%, ku për çdo 100 raste të reja të parashtruara, përfundohen 105, që nënkupton që gjyqtarët jo vetëm që i përfundojnë rastet e reja por edhe një numër të lëndëve të vjetra të pazgjidhura.  /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dita e Viktimave të Zhdukjes – Policia, Komisioni Qeveritar e IML nesër zhvillojnë vizitë në Kalludër ku u gjetën mbetjet e 23 personave

Policia e Kosovës, ka njoftuar se nesër, së bashku me Komisionin Qeveritar për Persona...

Lladrovci për Halil Thaçin e Prebrezen: Me qejf a pa qejf kanë me u ulë me neve për u marrë vesh për çështjen e...

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrvoci, pas takimit me të parin e Prishtinës dhe atë...

Rama: Kompanitë e pastrimit të krijohen në bazë të komunave, kështu secila do të ishte përgjegjëse për zonat e veta

Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, pas takimit me kryetarin e Drenasit dhe atë të...