“Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj u vranë nga policia pasi u dorëzuan”

PUBLIKUAR

Në Gjykatën Themelore të Shkupit, paraditën e sotme ka nisur vazhdimi i procesi gjyqësor kundër 29 personave, të dyshuar si pjesëmarrës të një grupi të armatosur, të cilët sipas Kodit Penal të Maqedonisë ngarkohen me veprat penale “organizim terrorist”.

Veprat penale ata dyshohen se i kanë kryer gjatë përleshjeve të armatosura që ndodhën në Kumanovë, më 9 dhe 10 maj, të vitit të kaluar.
Derisa në seancën e së martës, prokurori i rastit e ka lexuar aktakuzën ndaj të akuzuarve, sot, të akuzuarit janë duke u deklaruar në lidhje me pretendimin e prokurorisë dhe janë duke e treguar versionin e tyre të ngjarjes në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
I pari nga të akuzuarit që është deklaruar para trupit gjykues është shtetasi i Kosovës, Rufki Dogani.
Ai mes të tjerash, para trupit gjykues është shprehur se Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj, janë vrarë nga policia maqedonase pasi që janë dorëzuar. Kjo sipas tij, ka ndodhur për qëllime politike dhe me qëlim që të fshehet e vërteta që qëndron pas ngjarjeve në Kumanovë.
Sikurse të martën e kësaj jave kur ka filluar gjykimi, edhe sot, seanca po mbahet nën masa të shtuara të forcave policore të cilët po qëndrojnë para objektit të gjykatës por edhe në pikat kryesore të qytetit të Shkupit.
Në ditën e parë të seancës gjyqësore të mbajtur të martën, organi i akuzës ka thënë se në bazë të dëshmive që i posedojnë, gjatë procesit gjyqësor do të dëshmohet se të akuzuarit për rastin e Kumanovës, me paramendim kanë kryer veprën për të cilën ngarkohen.
Të gjithë të akuzuarit në rastin e Kumanovës janë shprehur të pafajshëm përballë akuzave me të cilat ngarkohen.
Deri në fund të muajit mars, përkitazi me këtë rast janë caktuar të mbahen edhe tetë seanca të tjera gjyqësore./REL

SHIKO MË SHUMË

Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, kolona të gjata në disa pika kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin e fundit të gjendjes në pikat...

Pritje deri në një orë e gjysmë, kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare

Tashmë në sezonin e verës me ardhjen e mërgimtarëve në pikëkalimet kufitare me Kosovës...

Përparim Rama: Krejt makineria propaganduese e VV-së në aksion kundër meje në ditën e Kuvendit të LDK, interesant

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar para pak minutash në profilin e tij...