Mirror: Këngëtarja shqiptare që ka mënyrën e vet të ekspozimit nëpër ndeja

PUBLIKUAR

Këngëtarja shqiptare e muzikës pop, Bleona Qereti, është kujdesur që e gjithë vëmendja të jetë tek ajo, gjatë pranisë në ndejën pas Oscareve të Vanity Fair që u zhvillua në Los Angeles – shkruan Mirror në artikullin kushtuar saj.

38-vjeçarja kishte veshur një fustan shumë transparent rrjeti, i cili ia ekspozonte një pjesë të madhe të trupit duke përfshirë edhe gjoksin.

Mirëpo, shkruan Mirror, kjo ishte paraqitje shumë më pak e ekspozuar në krahasim me herën e parë kur kishte veshur diçka të tillë.

Duket se këngëtarja dhe aktorja kujdeset që të vishet në mënyrë që të sigurojë interesimin e njerëzve, thuhet më tej.

Për shembull, ajo ishte paraqitur në American Music Awards të vitit 2014 me një veshje të ngjashme. Asokohe, duke folur për përzgjedhjen, citohet të ketë thënë për Us Weekly, se prindërit e saj ishin turpëruar për veshjen.

“Ata nuk po dalin nga banesa. Nuk duan të dalin as sot. Mirëpo, unë them se kjo është gjë e mirë, më besoni”, citohet të ketë thënë këngëtarja shqiptare.

Ajo ka veshur rroba nga më të ndryshmet ndër vite duke tërhequr vëmendje me paraqitjen e saj, thuhet në këtë artikull.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/roze/mirror-kengetarja-qe-ka-menyren-e-vet-te-ekspozimit-neper-ndeja-507657/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...