Miratohet buxheti i Komunës së Lipjanit për vitin 2021: 16 milionë e 719 mijë e 155 euro

PUBLIKUAR

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, sot në mbledhjen e rregullt me shumicen e votave të anëtarëve të Kuvendit ka miratuar buxhetin për vitin 2021.

Buxheti i propozuar nga Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti dhe i cili u miratua me shumicën e votave të anëtarëve është 16 milionë e 719 mijë e 155 euro dhe është i shpërndarë sipas kategorive. Për paga dhe meditje 9,574,000,00 euro, për mallra dhe shërbime 1,700,000.00 euro, për shpenzime komunale 280 mijë euro, për subvencione 500 mijë dhe për investime kapitale 4,665,155.00 euro, njofton Komuna.


Me këtë rast Kryetari Imri Ahmeti, tha se është e pamundur që me këtë buxhet të përmbushen të gjitha kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, mirëpo buxheti i prezantuar tani sipas Kryetarit Ahmeti është ndërtuar duke u bazuar në nevojat dhe kërkesat më më me prioritet për qytetarët lipjanas.

Image may contain: 2 people
Image may contain: one or more people, people sitting and indoor

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...