Minogue zhvishet me lehtësi para motrës, por edhe para meshkujve

PUBLIKUAR

Falë karrierës që kanë ndërtuar, ato janë motrat më të njohura në Australi. Dhe sikurse çdo vajzë që nuk fsheh asgjë nga motra e saj, edhe Kylie Minogue nuk mban shumë sekrete ndaj Danniit, motrës së saj.

Madje, ajo ka thënë se nuk e ka problem të zhvishet në praninë e motrës, por mundohet të mos e bëjë një gjë të tillë kur ka meshkuj rrotull.

“Kur është fjala te zhveshja jemi pak liberale dhe se kemi problem, por mundohem të shmang gjithmonë vëllezërit ose babanë… fillon një lloj alarmi”, është shprehur 47-vjeçarja, transmeton TCH.

Kylie pranon se më parë është detyruar të zhvishet edhe para meshkujve të tjerë, zakonisht në koncerte prapa skenës.

“Sigurisht që ka dhoma zhveshjeje, por kur je në një koncert nuk ke shumë kohë”, ka treguar Minogue. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Plot stil dhe elegancë, Trixa rrëmben vëmendjen me fotot e fundit

Beatrix Ramosaj ka publikuar disa fotografi nga një shëtitje në qytet, duke tërhequr vëmendjen...

Ermal Fejzullahu, Alban Dudushi e Korab Shaqiri sonte në natën e 15-të të protestës “Jo në emrin tim”

Artisti Ermal Fejzullahu, gazetari i njohur nga Shqipëria, Alban Dudushi, dhe kantautori Korab Shaqiri...

Ish-deputetja bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë një djalë

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci, është bërë nënë për herë të parë. Ajo...