Ministrja Hoxha kërkon që gratë të mos heqin dorë nga trashëgimia, por a është ajo hisenike e pronës së prindërve të saj?

PUBLIKUAR

Ditë më parë, nga USAID-i është organizuar një konferencë për të drejtat pronësore të grave, në të cilën konferencë ka marrë pjesë edhe ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha.

Ndër të tjera, aty ajo u bëri thirrje femrave që të marrin trashëgiminë që u takon, meqë këtë ua garanton edhe Kushtetuta. Por, a ka marrë pasuri nga prindërit ministrja Hoxha?

Në një prononcim për Telegrafin, ajo tha se ende i ka dy prindërit në jetë, që janë të moshës mesatare. Por, shtoi se do të jetë një nga katër fëmijët që në të ardhmen do të ndajë barabartë pasurinë që i ka takuar prindërve të saj.

Sipas dispozitave të legjislacionit në fuqi, garantohen të drejtat të barabarta në trashëgimi, duke u përcaktuar edhe kushtet për këtë të drejtë.

“Të gjithë personat fizikë, në kushte të njëjta janë të barabartë në trashëgimi”, thuhet në paragrafin 3.1 të Ligjit për Trashëgimi. Neni 4 (fitimi i trashëgimisë), përcakton si në vijim: “Trashëgohet për shkak të vdekjes dhe në momentin e vdekjes së personit fizik”. Ndërsa, Neni 8 (Bazat për thirrjen në trashëgimi), thotë: “Trashëgimia fitohet me ligj ose testament”.

“Në pajtim me dispozitat përkatëse të legjislacionit në fuqi, edhe pasuria të cilën e posedojnë prindërit e mi do të ndahet në pjesë të barabarta në mes të katër fëmijëve”, ka thënë për Telegrafin, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...