Ministrja Haxhiu i informon raportuesit e Komisionit të Venecias për procesin e Vettingut

PUBLIKUAR

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me anëtarët e grupit punues, zhvilluan takim me raportuesit e Komisionit të Venecias, Pere Vilanova, Cesare Pinelli dhe Grainne McMorrow, ku diskutuan për vettingun në sistemin e drejtësisë, raporton Gazeta Express.

Në trajtimin e kësaj çështje, Ministrja Haxhiu informoi Raportuesit e Komisionit të Venecias për rëndësinë që ka procesi i vettingut për qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe me problemet që aktualisht ballafaqohet sistemi i drejtësisë.

Ministrja Haxhiu, së bashku me anëtarët e grupit punues, iu përgjigjen pyetjeve që u adresuan nga raportuesit e që lidheshin me opsionet e ndjekura në koncept dokument por edhe me draftin e amendamenteve kushtetuese,njofton zya për media e Ministrisë së Drejtësisë.

Komisioni i Venecias në muajin mars pritet të jap Opinionin për një nga proceset më të rëndësishme për Republikën e Kosovës.

Ministrja Haxhiu, pas diskutimeve, falenderoi raportuesit për Opinionin në projektligjin për KPK si dhe për angazhimin e tyre profesional dhe për bashkëpunimin e Komisionit të Venecias me Republikën e Kosovës dhe i siguroi që do të adresohen rekomandimet e adresuar përmes opinioneve të tyre.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...