Ministrja Haxhiu falenderon deputetët për miratimin e Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë

PUBLIKUAR

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin e projektligjit për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, shkruan Express.

Ajo në një postim në Facebook ka thënë se rekomandimet e Komisionit të Venecias do të adresohen pranë grupit punues të Komisionit për Legjislacion.
Falenderoj deputetët e Kuvendit për miratimin në parim të projektligjit për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Rekomandimet e Komisionit të Venecias do të adresohen të gjitha pranë grupit punues të Komisionit për Legjislacion”, ka shkruar Haxhiu.

M 61 vota për, sot Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

“61 deputetë kanë votuar për këtë projektligj. 58 vota janë për, 3 deputetë kanë abstenuar, kështu që konstatoj se Kuvendi e miratoi në parim Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme”, tha kryetari i Kuvendit.

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...