Ministrja e Drejtësisë, priti në takim krerët e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës

PUBLIKUAR

Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu, shoqëruar nga zv.Ministri i Drejtësisë z. Blerim Sallahu dhe Këshilltari i Lartë dhe Shefi i Kabinetit z. Genc Nimoni, priti në takim Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës – KGjK-së z. Albert Zogaj dhe Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës – KPK-së z. Jetish Maloku.

Qëllimi i takimit të sotëm ishte diskutimi lidhur me zbatimin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit. Ndër të tjera, në takim është diskutuar për Komitetin Drejtues të Strategjisë, sipas përbërjes të cilën e përcakton Strategjia si dhe për çështje të tjera të cilat rrjedhin nga zbatimi i Strategjisë.

Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu, shprehu vullnetin e Ministrisë së Drejtësisë për zbatimin e objektivave të përbashkëta të cilat dalin nga Strategjia për Sundimin e Ligjit dhe Plani i Veprimit të Strategjisë, si pjesë e reformës së rëndësishme në drejtësi.

Në anën tjetër, të dy kryesuesit e organeve të drejtësisë, KGjK-së dhe KPK-së, u shprehen të gatshëm për koordinimin e hapave tutje drejt aktivizimit të Komitetit Drejtues të Strategjisë dhe zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit sipas kompetencave përkatëse.

SHIKO MË SHUMË

Dy persona në Gjakovë dënohen me nga 3 mijë euro për falsifikimin e mbi 2 mijë votave në zgjedhjet e dhjetorit

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka dënuar A.M dhe D.K,  veç e veç me gjobë...

ATK shton kontrollet ndaj shitësve online, evidenton 51 biznese me parregullsi tatimore, gjobit 24

ATK ka shtuar kontrollet ndaj bizneseve që shesin online, duke shtuar se nga rreth...

Takohen zyrtarët e lartë të Prokurorisë dhe Policisë në Pejë, flasin për zbardhjen e vrasjeve të pazgjidhura të pasluftës

Ushtruesja e Detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, ka mbajtur...