Ministria e Punëve të Brendshme mesazh Serbisë

PUBLIKUAR

10451733-832224256827735-2790714839310416887-n

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Samir Tahiri i ka dërguar mesazh Ministrisë së Brendshme serbe, duke iu thënë se për sigurinë e jetës së lojtarëve të kombëtares shqiptare është përgjegjëse qeveria serbe.

Ministria e Punëve të Brendshme e Shqipërisë ka kontaktuar me zyrtarët më të lartë të Ministrisë së Brendshme serbe, të cilëve u është përcjellë mesazhi i ministrit Tahiri se “qeveria serbe mban përgjegjësi për sigurinë e jetës dhe shëndetit të lojtarëve dhe stafit teknik të kombëtares shqiptare të futbollit, ashtu si edhe për sigurinë e jetës së çdo mbështetësi dhe qytetari shqiptar në stadiumin e Beogradit”.

Ministri Tahiri kërkoi të merren urgjentisht të gjitha masat për të garantuar sigurinë e të gjithë shtetasve shqiptarë të pranishëm të stadium, raporton Top Channel.

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...