Ministria e Punës jep detaje për pensionet e grave të dhunuara gjatë luftës

PUBLIKUAR

Gratë e vajzat e reja të dhunuara gjatë luftës në Kosovë, ende nuk gëzojnë të drejtën për pension.

Pavarësisht se në vitin e kaluar ishte miratuar rregullorja për përcaktimin e procedurave për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale, procesi për dhënien e pensioneve  për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, po zvarritet ende, shkruan Indeksonline.

Në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale bëjnë të ditur se kanë përfunduar të gjitha procedurat për themelimin e Komisionit Qeveritar që pritet të bëj verifikimin dhe njohjen e statusit të viktimave.

Musa Demiri nga radhët e kësaj Ministrie, thotë se po presin  vetëm funksionalizimin e këtij komisioni që të fillojnë procedurat tjera.

“Pasi që janë kryer pothuajse të gjitha procedurat rreth themelimit dhe kompletimit të Komisionit Qeveritar për verifikimin dhe njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, pritet që të bëhet funksionalizimi i këtij komisioni, anëtarët e të cilit komision janë të obliguar që të kryejnë një trajnim bazik dhe me të përfunduar të këtij procesi”, është shprehur Demiri për Indeksonline.

Derisa ka bërë të ditur se Ministria e Punës me kohë do të njoftoj opinionin për procedurat e aplikimit dhe kohën se kur pritet të filloj ky aplikim.

“MPMS-ja do të njoftoj opinionin për procedurat e aplikimit dhe kohën se kur do të fillon aplikimi”, ka deklaruar zëdhënësi për informim në këtë ministri, Musa Demiri.

Ndërkohë, ish presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga me 7 mars të vitit 2014 kishte formuar këshillin kombëtar për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.

Në Kosovë figurojnë mbi 20 viktima të dhunuara gjatë luftës së fundit.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...