Ministria e Mbrojtjes publikon rezultatet e testit të kandidatëve për rekrutë në FSK

PUBLIKUAR

Ministria e Mbrojtjes njofton kandidatët për rekrutë në FSK, për rezultatet fillestare të kandidatëve që i janë nënshtruar testit të intervistës me datë 22 janar të këtij viti.

Sipas njoftimit, kandidatët e pakënaqur me rezultatin kanë drejtë ankese, afati i ankesës është dy ditë, me datë 24.01.2022 dhe 25.01.2022 nga ora 0900 deri 1500 në Zyrën e Rekrutimit në G1SHPFSK (Hyrja nga Fushë Kosova), apo përmes e-mailit në adresën: [email protected].

Ankesat e bëra para apo pas afatit nuk do të pranohen.

Shënim 1: Në rast të ndonjë gabimi teknik, Ministria e Mbrojtjes mbanë të drejtën e përditësimit të listës fillestare.

Shënim 2: Lista me rezultatet përfundimtare të intervistës do të publikohet pas shqyrtimit të ankesave.

Shënim 3: Njoftimi për orarin e ekzaminimit mjekësorë do të publikohet ndërmjet datave 28.01.2022 deri me 04.02.2022.

Rezultatet mund t’i shihni KËTU.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...

Hashim Thaçi dënohet me 17 muaj për pengim të drejtësisë

Ish-presidenti Hashim Thaçi është dënuar me 17 muaj burgim  për vepra që lidhen me...