Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka nënshkruar një marrëveshje ndërkombëtare për garanci shtetërore për linjën e dytë kreditore ndaj Fondit për Sigurimin e Depozitave me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Kjo kredi është në vlerë prej 24 milionë euro që do të kthehet për 7 vite.
Ministri Hoti e ka cilësuar si shumë të rëndësishme këtë marrëveshje dhe të favorshme, pasi që rrit sigurinë e qytetarëve për të bërë depozita nëpër banka, njofton Klan Kosova.
Si shumë të rëndësishme këtë marrëveshje e ka cilësuar edhe drejtoresha për Kosovë e BERZH-it, Elena Petrovska derisa ka thënë se sigurimi i depozitave i ndihmon Qeverisë që të keteë stabilitet dhe zhvillim ekonomik.


