Ministria e Financave bën ekzekutimin e pagesave për lehonat

PUBLIKUAR

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se sot është bërë ekzekutimi i pagesave për lehonat, për gjithsej 2 mijë e 158 përfituese.

Murati poashtu deklaroi se 68 aplikuese kanë pasur të dhëna të pasakta, andaj përmes eKosova do të njoftohen që të përmirësojnë këto të dhëna.

“Sot është bërë ekzekutimi i pagesave për lehonat, për gjithsej 2,158 përfituese. 68 aplikuese kanë pasur të dhëna të pasakta, andaj përmes eKosova do të njoftohen që të përmirësojnë të dhënat, dhe muajin vijues do të pranojnë pagesën edhe për muajin shtator, retroaktivisht, pasi të kenë përmirësuar të dhënat e nevojshme”, tha ai.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme Ministria e Financave ka kryer edhe pagesat për shtesat e fëmijëve për gjithsej 16 mijë e 1 pranuese.

831 aplikuese në këtë kuadro nuk kanë pasur të dhëna të sakta dhe pritet që të dërgojnë të dhënat e sakta dhe që në muajt vijues të mund t’i pranojnë paratë

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...