Ministria e Drejtësisë ua mundësoi Haxhiut e Kadajt të vizitojnë qendrat e paraburgimit në Pejë, Prizren e Lipjan

PUBLIKUAR

Deputetet e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu e Donika Kadaj-Bujupi, një ditë pas vdekjes së aktivistit, Astrit Dehari, kanë vizituar qendrat e Paraburgimit në Prizren, Pejë e Lipjan.

Në një njoftim dërguar mediave, zyra për komunikim në Ministrinë e Drejtësisë shkruan se ky institucion e ka miratuar kërkesën e deputeteve Haxhiu dhe Kadaj-Bujupi për të biseduar me të burgosurit nëpër burgje në këto qendra, transmeton Gazeta Express.

“Për të vizituar qendrat e paraburgimit, ekziston procedurë standarde për komisionet parlamentare, megjithatë, duke qene se Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar për të siguruar transparencë maksimale të procesit, ka miratuar kërkesat individuale të deputeteve”, thuhet në njoftimin e MD’së.

Kjo e fundit njofton se është në pritje të emrave të personave të përcaktuar nga familja e të ndjerit A.D., që do të jenë pjesë e ekipit të ngarkuar për të kryer obduksionin.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Drejtësisë:

Ministria e Drejtësisë ka miratuar kërkesën e deputeteve Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi, për të vizituar Qendrën e Paraburgimit në Pejë, Lypjan dhe Prizren. Gjatë vizitës në Qendrën e Paraburgimit në Pejë, deputetet kanë marrë opinionet e të burgosurve dhe trajtimit të tyre.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet në funksion të zbatimit të ligjit dhe aplikon standardet e përcaktuara me ligj, por vizitat në qendrat e paraburgimit nuk duhet të kenë motive politike.

Për të vizituar qendrat e paraburgimit, ekziston procedurë standarde për komisionet parlamentare, megjithatë, duke qene se Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar për të siguruar transparencë maksimale të procesit, ka miratuar kërkesat individuale të deputeteve.

Ministria e Drejtësisë është në pritje të emrave të personave të përcaktuar nga Familja e të ndjerit A.D., që do të jenë pjesë e ekipit të ngarkuar për të kryer obduksionin./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...