Ministria e Drejtësisë mbështet kërkesën e punëtorëve të administratës së gjykatave për rritje të pagave

PUBLIKUAR

Ministria e Drejtësisë ka realizuar disa takime me përfaqësues nga Sindikata e Punonjësve të Judikaturës, pas grevës së sotme të punëtorëve të administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinës dhe administratës të Gjykatës së Apelit.

Në njoftim thuhet se “në këto takime Ministria e Drejtësisë është njoftuar me kërkesat e përfaqësuesve të Sindikatës, ndër të tjera: Rregullimin me ligj të statusit të punonjësve të judikaturës si dhe rritjen e pagave të punonjësve të judikaturës”.

“Lidhur me kërkesën për rregullimin e statusit të punonjësve të judikaturës me ligj, Sindikata është njoftuar se Ministria e Drejtësisë ka themeluar Grupin Punues për hartimin e Koncept Dokumentit për rregullimin e statusit të punonjësve të Administratës Gjyqësore dhe Prokuroriale. Në grupin punues janë pjesë edhe përfaqësuesit e Sindikatës, të cilët kanë mundësinë për adresimin e propozimeve konkrete”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

“Ndërsa sa i përket kërkesës për rritjen e pagave, ndonëse një kërkesë e tillë nuk bie brenda kompetencës së Ministrisë Drejtësisë, Ministria e Drejtësisë mbështetë kërkesën e tillë të punëtorëve dhe inkurajon përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë që të adresojnë dhe mbrojnë kërkesat e tyre në grupin punues i cili është i mandatuar për draftimin e Ligjit të pagave”.

Msë tej thuhet se Ministria e Drejtësisë, në vazhdimësi ka trajtuar dhe vazhdon të trajtojë brenda kompetencave të saj kërkesat e punonjësve të administratës së sistemit të drejtësisë.

“Megjithëse grevën e vlerësojmë si të drejtë demokratike, ftojmë organizatorët e grevës që ta ri-shqyrtojnë vendimin për hyrje në grevë dhe të bashkëpunojnë edhe më tej me institucionet kompetente për adresimin e kërkesave të saj”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...