Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ministria ka bërë me dije është hapur shpallja publike për këtë qëllim dhe ka ftuar të gjithë grumbulluesit e grurit, të cilët shprehin interes dhe posedojnë rezerva të grurit që të aplikojnë në këtë thirrje të MINT-it.
“Furnizimin e rezervave shtetërore me kulturën e grurit, mund ta bëjnë edhe grumbulluesit e kësaj kulture bujqësore, të cilët operojnë në vendin tonë.
Për këtë qëllim, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka hapur shpalljen publike dhe kjo thirrje është e hapur deri më datë 11 nëntor 2021. Andaj, ftohen të gjithë grumbulluesit e grurit, të cilët shprehin interes dhe posedojnë rezerva të grurit që të aplikojnë në këtë thirrje të MINT-it”, thuhet në njoftim.


