Ministria del me sqarim pas raportimeve për gërmimet në veri: S’kanë të bëjnë me personat e zhdukur

PUBLIKUAR

Me urdherese nga Prokurori i Shtetit, ekipet e Institutit për Mjekësi Ligjore, së bashku me kolegët nga Eulexi, kanë marrë pjesë në operacionet fushore që nuk kanë të bëjnë me mbetje skeletore nga lufta e fundit, ka njoftuar Ministria e Drejtësisë, të mërkurën.

Aktivitet fushore të realizuara në Veriun e Mitrovicës janë kryer në dy lokacione të ndryshme, mirëpo që kanë të bëjnë me të njëjtin rast.

”Pasiqë rasti konsiderohet se është nën hetime, për më shumë detaje drejtohuni në zyrën e Prokurorit të Shtetit, regjionin e Mitrovicës ose në Komandën e Policisë, në Veriun e Mitrovicës”.

“Për hirë të ndjeshmërisë së çështjes së të pagjeturve, edhe njëherë e potencojmë faktin se aktiviteti i sotëm fushor, nuk ka të bëjë me personat e zhdukur nga lufta e fundit 98-99”, thuhet në njoftim e Ministrisë së Drejtësisë. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Ky është çmimi i naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e naftës për ditën e...

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...

Të shtëna me armë në një aheng në Obiliq, sekuestrohen 27 gëzhoja

Një burrë është arrestuar në rrugën “Raif Krasniqi” në Obiliq, nën dyshimin se ka...