Ministri Zharku thotë se linja hekurudhore Beograd – Mitrovicë është ilegale

PUBLIKUAR

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka thënë se promovimi i linjës Beograd – Mitrovicë, është ilegale. Kjo linjë është paralajmëruar se do të përurohet nesër, ndërsa autoritetet kosovare janë duke e konsideruar të jashtëligjshme.

Ministri Zharku ka thënë për Lajmi.net se institucioni që drejton bën politika, por përurimin e kësaj linje që është paralajmëruar për nesër e konsideron të jashtëligjshme.

“Ne i bëjmë politikat e hekurudhave, por për çdo çështje është Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave. Natyrisht që është ilegale, por edhe institucioni përgjegjës ARH e ka konsideruar ilegal. E përkrahim deklaratën e ARH-së dhe qëndrimi im është në përputhje me qëndrimin e ARH-së”, ka thënë Zharku për Lajmi.net.

Ndryshe, e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e ka paralajmëruar se nesër do ta bëjnë promovimin e linjës së trenit Beograd – Mitrovicë.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...