Kryetari i komunës së Lipjanit Imri Ahmeti të shtunën në zyrën e tij ka pritur Ministrin e Ministrisë së Infrastrukturës Lutfi Zharkun.
Në këtë rast, u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në mes Komunës së Lipjanit dhe Ministrisë së Infrastrukturës.
Kreu i Lipjanit Imri Ahmeti ka thënë se, “një ndër kërkesat me të cilat po insistojmë që disa vite si komunë janë vendimet dhe mundësia e financimit të dy rrethrrotullimeve të nevojshme te udhëkqyri Janjevës dhe udhëkryqit që shkon për në Shtime dhe Magurë dhe në të njejtën kohë interesimi për gjetjen e e fondeve për investimin e rrugës Lipjan – Magurë dhe rrugën e re të cilën po provojmë me gjetë investime që lidhë fshatrat Gadime Epërme-Smallushë-Sllovi”, është shprehur kryetari Ahmeti
Nga ana tjetër Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës Lutfi Zharku, ka thënë se “ne jemi në përgaditje të buxhetit për vitin 2016 dhe ne deshtëm që të shohim për së afërmi problemet me të cilat ballafaqohet komuna e Lipjanit, po ashtu ne jemi të interesuar të dijmë kërkesat konkrete dhe problemet që has komuna e Lipjanit në infastrukturë”, është shprehur Zharku . Ai ka shtuar se ne do financojmë ndërtimin e dy rrethrrotullimeve njëri te udhëkryqi i Janjevës dhe tjetri te udhëkryqi afër Lipjanit,që lidh Lipjanin, Shtimen dhe Magurën po ashtu do të bejmë përpjekje të realizojmë edhe projektin më madhor për Komunën e Lipjanit asfaltimin e rrugës Gadime – Sllovi – Smallushë ka thënë Ministri Zharku.
Kryetari Ahmeti së bashku me Ministrin Zharku kanë vizituar punimet e ndërtimit të urës afër lumit Sitnica, udhëkryqin e Janjevës ku do të ndërtohet rrethrrotullimi, si dhe rrugën e cila do të ndërtohet e që lidhë fshatrat Gadime-Sllovi- Smallushë, njofton Komuna Lipjanit.
Ministri Zharku premton investime të mëdha për Komunën e Lipjanit
PUBLIKUAR


