Ministri Shala në Bullgari për marrëveshjen e bashkëpunimit kulturor

PUBLIKUAR

Ministri Shala në Bullgari për të nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim kulturor

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, do të qëndrojë sot për një vizitë zyrtare në Bullgari, ku do të takohet me homologun e tij, ministrin e Kulturës të Republikës së Bullgarisë, Vezhdi Rashidov.

Në kuadër të kësaj vizite, do të nënshkruhet marrëveshja mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe asaj të Bullgarisë për bashkëpunim në fushën e kulturës. Marrëveshja do të nënshkruhet sot rreth orës 18:00.

Kosova ka marrëveshje zyrtare për bashkëpunim në fushën e kulturës me shumë shtete, duke përfshirë edhe shtetet e rajonit, si Shqipërinë, Maqedoninë, Kroacinë, e tani një të tillë do ta nënshkruajë me Bullgarinë. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...

Ganimete Musliu përplaset me Xhelal Sveçlën për uniformat e Policisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, dhe ministri i Punëve të...

Haradinaj për vizitën e Listës Studentore në Kosovë: Mos lejoni me u përsëritë

Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, në seancën e sotme është deklaruar lidhur me vizitën...