Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, ka raportuar në komisionin për mbikëqyrje të financave publike, lidhur me shqyrtimin e raportit të auditimit të performancës për “Projektet e financuara nga Granti i Performancës Komunale SDC/DEMOS, për vitin fisal 2020”.
Gjatë këtij raportimi, Ministri Krasniqi, ka raportuar lidhur me financimin e projekteve komunale nga granti i performancës komunale për vitin 2020, duke theksuar se një numër i madh i Komunave të Republikës së Kosovës, janë përfituese të shumë projekteve nga ky grant, dhe përmes këtij granti MAPL arrinë që të mbështes Komunat bazuar në performancën e tyre.
Gjithashtu, Ministri z. Krasniqi, ka theksuar se projektet e financuara nga MAPL, do të mbikëqyren drejtëpërdrejt në terren nga inxhinierët dhe ekipa e MAPL-së duke pas për qëllim rritjen e transparencës dhe llogaridhënies.
Në fund, Ministri Krasniqi, në pyetjet e adresuara nga deputetët e këtij komisioni, ka theksuar rëndësinë dhe rolin e projektligjin për grantin e bazuar në performancë, duke nënvizuar se tashmë granti i performancës do të bazohet në performancë dhe se përmes këtij ligji do të sigurohet qendrueshmëri dhe transparencë.