Ministri i Sportit: Stërvitjet ekipore ende ta ndaluara, s’i dihet kur rifillon Serie A

PUBLIKUAR

Ministri i Sportit i Italisë, Vincenzo Spadafora, i ka paralajmëruar klubet e Serie A se stërvitjet ekipore nuk do të jenë të lejueshme para 18 majit dhe ka këmbëngulur se ende nuk ka datë se kur mund të rifillojë sezoni 2019/20.

Spadafora e kishte hedhur poshtë fillimisht idenë për t’i lejuar sportet ekipore të riktheheshin në stërvitje me ato individuale, gjë që do t’i detyronte klubet e Serie A të prisnin deri më 18 maj për t’i hapur dyert e qendrave stërvitore, transmeton Gazeta Express.

Por ai e ndryshoi mendjen shpejt dhe qeveria ua dha klubeve dritën e gjelbër t’i hapin qendrat stërvitore nga kjo e hënë për stërvitje individuale.

“Disa gjëra të çuditshme po thuhen, por asgjë nuk ka ndryshuar rreth asaj çfarë kam thënë unë për futbollin: stërvitjet ekipore nuk do të rifillojnë para 18 majit dhe rifillimi i sezonit është diçka për të cilën nuk është folur vërtet”, shkroi Spadafora në Facebook.

“Më vjen keq por tani për tani më parë do të përqendrohesha në të gjitha sportet e tjera (palestër, qendrat e vallëzimi, pishinat e notimit etj.) të cilat duhet të hapen patjetër sa më shpejt”, shtoi ai.

Ai e bëri të qartë se klubet nuk guxojnë të stërvitin në grup, por vetëm në grupe shumë të vogla dhe individualisht. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...