Ministri gjerman: Serbia duhet ta ketë të qartë, nuk do të lejojmë të importohen konflikte në BE

PUBLIKUAR

Kur të vije koha që Serbia të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, me Kosovën gjithçka duhet të jetë e qartë, ka thënë Ministri i Shtetit për Bashkimin Europian pranë Zyrës Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, njofton Klan Kosova.

Roth në një intervistë për gazetën serbe “Blic” pohoi se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës duhet të normalizohen ligjërisht para inkuadrimit në Bashkimin Europian.

Ai këto komente i ka bërë kur është pyetur se a duhet Serbia ta njohë Kosovën para se të futet në BE.

“Kosova e ka perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ne nuk duhet dhe nuk do të lejojmë të importohen konflikte në BE”, ka thënë Roth.

I pyetur se kur është afati optimal për Serbinë që të bëhet anëtare e plotë e BE-së, ministri gjerman tha se kjo do të ndodhë kur të plotësohen të gjitha kushtet dhe se tani përgjegjëse për këtë është vet Serbia.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...