Ministri Çeku: Vitin e ardhshëm caktohet lokacioni dhe nis ndërtimi i stadiumit nacional

PUBLIKUAR

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, në emisionin “Pressing” në T7 është deklaruar lidhur me ndërtimin e stadiumit nacional.

Çeku tha se vitin e ardhshëm do të përcaktohet përfundimisht lokacioni për ndërtimin e këtij stadiumi, shkruan Gazeta Express.

Gjithashtu, i pari i MKRS-së tha se beson që edhe ndërtimi i tij do të nisë vitin e ardhshëm.

“Për stadiumin nacional merret vendimi përfundimtar vitin e ardhshëm për lokacion. E kemi si obligim kontraktual për Lojërat Mesdhetare. E kemi marrë sivjet të drejtën e organizimit dhe aty stadiumi nacional është pjesë e kontratës, dhe duhet ta bëjmë. Por, atyre u kemi thënë se një herë duhet bërë master-plani, që përcakton lokacione për infrastrukturën e re”, tha ai.

“Ka pasur nisma për dy lokacione; Drenas dhe Bernicë. Mund të jetë njëra nga këto dy lokacione. Ndoshta master-plani do të na jep një tjetër lokacion. Vitin e ardhshëm besoj se nis ndërtimi”, deklaroi ministri Çeku. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...