Ministri Çeku: Deklarata e Rohde ishte veprim i ngutshëm, restaurimi i shtëpisë së Xhafer Devës duhet të vazhdojë (VIDEO)

PUBLIKUAR

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket vazhdimit ose jo të restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës, politikanit nga Kosova.

Ai në emisionin Monokël të gazetares Alisa Braho, ka dhënë një vlerësim për deklaratën e Ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ku e kishte quajtur atë kolaboracionist nazist.

“…Ishte një veprim i ngutshëm dhe nuk besoj që ka ndonjë arsye për të mos vazhduar restaurimi i asaj shtëpie. Ne jemi shumë të interesuar që ta mbrojmë dëshminë e së kaluarës, që ta konservojmë artefaktin dhe t’ia vendosim në dispozicion komunitetit”, është shprehur Çeku, transmeton Klan Kosova.

“Pra, kjo është formula! Përtej kësaj interpretimet historike janë domen i një grupi tjetër të profesionistëve, të cilët do ta bëjnë atë debat. Por, nuk është pjesë e detyrës apo e mandatit të Ministrisë së Kulturës e as të Ministrit të Kulturës…”.

E ndërsa u pyet për një ‘patate tjetër’ të nxehtë sikurse është çështja e Manastirit të Deçanit, Ministri Çeku nuk doli nga linja zyrtare e ndjekur dhe nga vetë Kryeministri Albin Kurti.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu: Ligji për Specialen nuk është në rend dite, vendosin deputetët nëse ka kërkesa

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Ligji për Dhomat e...

Arrestohet një shtetas turk në Prishtinë, dyshohet se keqpërdori kartelat bankare të të huajve për blerje online

Një shtetas i Turqisë është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin se ka...

E goditi me traktor dhe u largua nga vendi i ngjarjes, prangoset i dyshuari në Viti

Një person është arrestuar në fshatin Debëlldeh të Vitisë, nën dyshimin për veprën penale...