Minatorët ia dhanë goditjen më të madhe Millosheviqit

PUBLIKUAR

Drejtori i “Trepçës”, Ahmet Tmava, duke folur në manifestimin qendror të “Javës së Minatorëve”, në shënim të 28-vjetorit të grevës së minatorëve, tha se është krenar me trashëgiminë që lanë gjenerata të tëra të minatorëve, shkruan sot Gazeta “Zëri“

Me manifestimin qendror “Java e Minatorëve”, që ka filluar të hënën, është shënuar 28-vjetori i grevës së minatorëve të “Trepçës”, e cila pati dridhur themelet e ish-Jugosllavisë dhe e cila i kishte dhënë goditjen më të madhe regjimit të Milloshiviqit.

Greva e mbi 1300 minatorëve të “Trepçës”, e cila ishte shndërruar në rezistencë gjithëpopullore dhe demokratike e paqësore kundër presioneve të Serbisë për ta zhveshur Kosovën nga autonomia që kishte, si dhe ngjarjet e mëvonshme, kishin shënuar fillimin e zhbërjes së shtetit artificial të ish-Jugosllavisë.

Minatorët kishin hyrë në grevë për ta mbrojtur ekzistencën e Kosovës dhe autonominë e saj.

Shumë minatorë duke qenë gjithmonë në ballë të interesave të kombit nuk hezituan as t’i kapin armët dhe të rreshtohen pas komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, në luftën për çlirimin e vendit.

Një prej tyre, Muharrem Misini nga Prekazi, ndonëse në moshë të shtyrë rroku armët dhe ra heroikisht në fushën e nderit, shkruan “Zëri“.

Në shënim të kësaj date të rëndësishme, në Stan Tërg është mbajtur manifestimi qendror “Java e Minatorëve”, që filloi të hënën, në të cilin merrnin pjesë shumë ish-minatorë, ish-drejtues të “Trepçës”, deputetë të Kuvendit të Kosovës, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe përfaqësues të Sindikatës së Minatorëve të Shqipërisë…

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...