Pas një pauze të gjatë në skenën muzikore, çifti i njohur Shkumbin Kryeziu e bashkëshortja e tij Mimoza Mustafa u shfaqen me një bashkëpunim.
“Qelibar”, titullohet kënga e tyre e fundit e publikuar në fund të vitit 2016.
Që nga ajo kohë Mimoza më nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, Mimozën e shohim tejet aktive në rrjetet sociale.
Ajo kohë pas kohe publikon imazhe, ku vërtetë mund të themi se pavarësisht moshës që ka ajo ende vazhdon të jetë në top formë e të duket për mrekulli.


