Ajo në një intervistë për emisionin “Ekonomia me Erëzën” në Klan Kosova, e ka pranuar se do të kandidojë për kryetarë të AKR-së. Këtë vendim ajo e ka marrë pasi që partisë i nevojitet një ri mobilizim, siç tha ajo.
“Unë kam interesimin ti jap një dinamikë të re partisë sepse ka nevojë për një ri mobilizim, për një inkuadrim më të madh. Partia jonë e ka një përparim sepse gjithmonë e ka pasur profilin e zhvillimit ekonomik që ka ardhur prej presidentit dhe të tjerët, por tash ne duhet ta ndërrojmë qasjen në raport me elektoratin sepse kemi pasur ngecje në komunikim të mirëfilltë, ngase s’jemi perceptua me atë çfarë ne prezantojmë”, tha ajo. Kusari-Lila, gjatë intervistës ku foli për ekonominë e Gjakovës, tha se gjatë një viti si udhëheqëse e kësaj komune ajo i ka kthyer promovimin Gjakovës.
Një ndër vendimet e para që Kusari Lila i ka marrë gjatë udhëheqjes së saj, është lehtësimi i të bërit biznes dhe heqja e taksës në firmë , po ashtu sipas saj janë thjeshtësuar edhe procedurat në kuadër të marrjes së lejes e tjerë.
“Gjakova do të jetë e njohur për industrinë, gjegjësisht për zhvillimin e aktivitetit ekonomik, gjithashtu edhe për nivelin e mirëqenies”, tha ajo. Megjithatë, Gjakova është një prej vendeve që është shpallur Zonë e Lirë Ekonomike, por deri më tani ende nuk e kanë të gatshme pakon fiskale për lehtësira në zonën ekonomike. “Ekonomisë lokale të Gjakovës i ka shkaktuar humbje mungesa e rrjedhimit të institucioneve”, deklaroi ajo.
Sipas saj, sektorët për të cilët investitorët kanë interesim të investojnë në Komunën e Gjakovës janë sferat e tekstilit, përpunimi i drurit, e tjerë. Pos kësaj, Kusari Lila, ka potencuar se së shpejti pronat komunale, do të negociohen me partnerë privat në mënyrë që të shfrytëzohen për zhvillim të bujqësisë dhe në uljen e papunësisë. Komuna e Gjakovës ka filluar shumë projekte, gjë që janë drejt implementimit tha ajo, duke shtuar se Gjakovën do ta shndërrojë në një vend Evropia


