Milot Rashica me një dedikim të veçantë për fitoren e mbrëmshme

PUBLIKUAR

Sulmuesi i kombëtares, Milot Rashica, i ka dedikuar fëmijëve refugjatë gjatë luftës në vitit 1999, fitoren e djeshme të Kosovës 4 me 0 kundër Azerbajxhanit.

Pas festës së çmendur të ‘djemve të Fadil Vokrrit” që shkëlqyen në ndeshjen e mbrëmshme, duke mposhtur Azebajxhanin 4 me 0 në Prishtinë, Milot Rashica ka postuar një fotografi me përmbajtje tejet emocionuese.

Rashica fitoren e djeshme, e cila e nxori Kosovën lider të grupit 3 me 14 pikë të grumbulluara në Ligën D, ia ka dedikuar fëmijëve refugjatë në luftën e fundit në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Ai ka postuar fotografinë ku shihen të vegjlit kosovarë, e tutja i ka bashkëngjitur lojtarët e kombëtarës në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...