Milot Rashica flet pas dështimit të kombëtares kundër Çekisë

PUBLIKUAR

Sulmuesi i kombëtares kosovare, Milot Rashica, është shprehur i zhgënjyer pas ndeshjes për kualifikime në Euro 2020 kundër Cekisë, ku Kosova humbi me rezultat 2 me 1 e rrjedhimisht e humbi mundësinë për kualifikim direkt.

“Zhgenjimi është shumë i madh sepse nuk kemi luajtur sic ne dimë. Sidomos pjesa e parë, ka qenë më e dobëta që e kemi bërë deri tash”, ka thënë Rashica.

Ai thotë se Cekia luajti futboll më të mirë se sa Kosova dhe u angazhu më shumë.

“Çekia e luajti një lojë shumë të mirë. U angazhuan shumë më shumë. I shënuan ato dy gola ashtu sic e shënuan”, ka thënë sulmuesi kosovar, raporton Gazeta Express.

“Ne e kemi lojën tonë që provojmë me pasime të dalim. Por sot shumë gjëra nuk kanë funksionuar”, ka thënë Rashica.

Ai ka thënë se “hijeshia e vetme e sotme kanë qenë tifozët e Kosovës”, të cilët e kanë përkrahur gjatë gjithë ditës së ndeshjes Kosovën që u përballë me Çekinë. /Express

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...