Ai është njëri ndër reperët më të famshëm në vend.
Bëhet fjalë për reperin Milot Hasangjekaj i cili fillimisht kishte nisur karrierën e tij së bashku me Gencin të njohur si grupi “Etno Engjujt”, që tashmë quhen “Etnon”.
Dyshja e njohur tani vazhdojnë të sjellin projekte solo dhe bashkëpunime me koleg të tjerë, mirëpo gjithmonë mbështesin njëri-tjetrin dhe në mbrëmje muzikore performojnë së bashku, transmeton Gazeta Express.
Vetëm pak minuta më parë Miloti ka publikuar projektin e tij më të ri për të gjithë fansat e tij.
“Fajin ma la”, titullohet kënga më e re nga Miloti në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Floriani.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Miloti përmes një statusi që ka bërë në profilin e tij në Facebook.
“New !!! PREMIERE !!
Milot feat Floriani – Fajin ma la
Material i realizuar ne Black Fish “, kishte shkruar Miloti.


