Milner i hakmerret Messit, katër vjet pasi ia futi topin nen këmbë

PUBLIKUAR

Katër vjet pasi Lionel Messi ia kishte futur topin nën këmbë, James Milner u hakmor me një ndërhyrje ndaj argjentinasit, gjatë ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, që u zhvillua të mërkurën në Camp Nou.

Barcelona fitoi me rezultat 3:0 në përballjen me Liverpoolit. Këtë epërsi që e dërgon më afër finales së Ligës së Kampionëve, katalonasit e morën përmes golit të Luis Suarezit dhe dy golave të Lionel Messit, transmeton Gazeta Express.

Kjo përballje e ka ngjallur kureshtjen në mesin e tifozëve të futbollit dhe shumë detaje nga 90 minutat e lojës janë komentuar. Njëra ndër to është edhe ndërhyrja që Milneri ia bëri Messit.

Në vitin 2015, gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Manchester Cityt në Camp Nou, Messi e poshtëroi Milnerin duke ia futur atij topin nën këmbë. Milneri nuk ishte as i pari e as i fundit që e përjetoi këtë gjë nga argjentinasi, mirëpo BT Sports sugjeroi se anglezi s’e kishte harruar atë moment.

Embedded video

K8.com@K8_Team

Messi Vs Milner, the feud we didn’t know we needed.😂
18+ http://begambleaware.org 

See K8.com’s other Tweets

Mundësinë për t’u hakmarrë për atë që kishte ndodhur para katër vjetëve, Milner e pati të mërkurën. Ai ishte titullar në mesfushë, përkrah Fabinhos dhe Naby Keitas.

Kur Messit iu bë një ndërhyrje nga Andy Robertsoni dhe topi doli jashtë fushës, Milneri shkoi fuqishëm në drejt të argjentinasit, duke e rrëzuar atë në fushë pas përplasjes.

Embedded video

Football on BT Sport

✔@btsportfootball

James Milner NEVER forgets 😂🙈

He waited four years to get that tackle in!

780 people are talking about this

Milneri nuk u ndëshkua me karton për këtë ndërhyrje, pasi i tha gjyqtarit të ndeshjes se nuk e kishte bërë qëllimisht. Megjithatë, i fundit qeshi Messi, i cili i shënoi dy gola për ta vendosur Barcelonën me një këmbë në finale. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...