Milito i zemëron tifozët e Interit, i propozon Lautaros të shkojë në Barcelonë

PUBLIKUAR

Ish-sulmuesi i Interit, Diego Milito, ka thënë se Lautaro Martinez e ka një mundësi të shkëlqyer për të luajtur me Lionel Messin në Barcelonën.

Milito, i cili i shënoi dy golat e triumfit të Interit kundër Bayern Munich në finale të Ligës së Kampionëve më 2010, ka nënvizuar se 22-vjeçari është në Inter sepse i ka dëshmuar cilësitë e veta, transmeton Gazeta Express.

Por ai ka sugjeruar se mundësia për të luajtur përkrah Messit në Camp Nou mund ta joshë bashkatdhetarin e vet.

“Ai është në Inter sepse është lojtar i madh. Ai është mirë në Inter por të luante me Messin në Barcelonë do të ishte një mundësi e shkëlqyer”, tha Milito

“Kam dëgjuar shumë zëra por nuk e di se çfarë do të ndodhë. Lautaro është i kompletuar, po bën gjëra të shkëlqyera”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...