Miliona euro për pagat dhe luksin e deputetëve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...

Konfiskohet një pistoletë me katër fishekë në Kraishtë

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar...

Për vetëm katër muaj deputetët e Kosovës kanë marrë mbi 1.3 milion euro paga dhe mëditje, kanë shpenzuar 30 mijë euro për dreka zyrtare, rreth 22 mijë euro kanë bërë shpenzime telefonike, përderisa për udhëtime dhe për mëditje gjatë vizitave jashtë vendit kanë marrë rreth 30 mijë euro

Mbi 1.3 milion euro ka shpenzuar Kuvendi i Kosovës për pagat dhe për mëditjet e deputetëve vetëm gjatë katër muajve të fundit të vitit të kaluar, përkatësisht në shtator, në tetor, në nëntor dhe në dhjetor të 2017-s.

Sipas raporteve financiare të legjislativit të vendit, gjatë kësaj periudhe kohore janë shpenzuar edhe më shumë se 14 mijë euro për udhëtime zyrtare.

Gazeta “Zëri” ka analizuar edhe shpenzimet tjera të Kuvendit, në të cilat shihet se për dreka zyrtare të zgjedhurit e popullit kanë shpenzuar rreth 30 mijë euro.

Ndërkohë, Kuvendi nuk ka publikuar ende shpenzimet e deputetëve për vitin 2018, ndonëse tashmë po bëhen 5 muaj qyshkur ka nisur viti.

Përkundrazi, nga Kuvendi i Kosovës kanë thënë për gazetën “Zëri” se raporti financiar për tremujorin e parë të vitit 2018 do të publikohet pasi të shqyrtohet në Komisionin për Buxhet dhe Financa.

 

SHIKO MË SHUMË

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...