Miliarderi kërkon trashëgimtar, djali i tij e refuzoi pasurinë e tij

PUBLIKUAR

Njeriu më i pasur në Kinë ka nevojë për të gjetur një trashëgimtar të perandorisë së tij 122 miliardë dollarëshe pasi djali i tij i tha atij se ai nuk dëshiron të jetojë një jetë të tillë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Wang Jianlin, themelues dhe kryetar i “Dalian Wanda Group”, ka thënë se djali i tij i vetëm, 28-vjeçari Wang Sicong, nuk dëshiron të marrë përsipër qendrat tregtare të tija, hotelet, si dhe klubet sportive.

“E kam pyetur djalin tim lidhur me planin e vazhdimësisë, dhe ai tha se nuk dëshiron të jetojë një jetë si e imja”, ka thënë Wang, 62, në një samit sipërmarrësish gjatë fundjavës.E transkripti i fjalimit të publikuar në faqen e internetit Wanda Group është përkthyer nga kinezishtja nga South China Morning Post.

1

“Ndoshta të rinjtë kanë kërkesat dhe prioritetet e veta. Ndoshta do të jetë më mirë që tua dorëzojë menaxherëve profesionalë”, citohet të ketë thënë Wang.

Wang Sicong është drejtor në perandorinë e babait të tij, me dy për qind të aksioneve, shkruajnë mediat e huaja.

Ai thuhet se ishte shkolluar në Britani dhe ka studiuar filozofi në “University College London”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...