Milenko ofendon rëndë Shkodran Mustafin (Foto)

PUBLIKUAR

Gazetari problematik nga Maqedonia ka vazhduar të ofendoj shqiptarët. Këtë herë ai është kapur për djaloshin nga Gostivari i cili bëri krenar shqiptarët dhe gjermanët duke shënuar gol për Gjermaninë kundër Ukrainës dhe duke hapur rezultatin në lojën e parë të pancirëve në Euro 2016.

”Hitleri rrotullohet në varr. Në fotografi është një shqiptar (që Milenko e quan shipo) nga Gostivari që para disa minutave i dha gol ukrainasve” shkruan gazetari problematik, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Milenko Shkodran

Pas këtij postimi në Facebook ka vazhduar një lum ofendimesh nga qytetarë të Maqedonisë, shqiptar dhe maqedonas për këtë postim të tij.

Ndryshe, Milenko njihet si ofenduesi më i madh i shqiptarëve duke thënë ”shqiptarët, romët dhe homoseksualët i shumëzoj me zero”.

Milenko është i afërt me pushtetin e OBRM-PDUKM-së dhe për këtë disa herë me radhë kalon i pa dënuar nga institucionet që hudhin poshtë paditë dhe ankesat për shpërndarje të urrejtjes në mediume.

Milenko Nedelkovski për momentin udhëheq emisionin ”Late night show with Milenko” në televizionin kombëtar Kanal 5./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Të bllokuar mbi 9 orë në kufirin Serbi – Kroaci, mërgimtari : Kemi mbet pa ujë e pa ushqime

Një numër i madh mërgimtarësh nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në kufirin ndërmjet...

Publikohen çmimet tavan të derivateve të naftës për sot, rritet pak çmimi i benzinës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet tavan për derivatet e...

​Tronditëse në Llap, i mituri qëllon aksidentalisht vëllanë 10-vjeçar me kallash

Një fëmijë 10-vjeçar është plagosur me armë zjarri të premten në Podujevë, por ndodhet...